Dita e pare e kampionatit kombetar te atletikes per te rritur, ka nisur mbare per sportistet e Vllaznise te cilet kane bere shume mire ne garat e zhvilluara dhe jane shume prane shpalljes kampion, titull ky qe do te jete i 14-ti rradhazi per ta.

Në ditën e parë të aktivitetit, atletët shkodranë të drejtuar nga trajnerët, Albert Marashi, Dorian Tafa, Bruno Rrotani, Jetmir Jahaj kanë bërë një figurë shumë të mirë, ku me 96 pikë të grumbulluara kryeson renditjen ekipore.

Rezultatet teknike të ditës së parë të Kampionatit Kombëtar (Elektronik)

100m

1. Leandro Çardaku, 11”16

2.Endri Rakaj, 11”22

3. Lulzim Çengeli, 11”27

110 m/pengesa

1. Durjon Idrizaj 14”95

2. Ravio Rama, 15”09

3. Genald Selhanej, 17”00

400m

1. Franko Burraj , 47”44

Kercim se gjati

1. Muhamet Çengeli, 7.64m

2. Endri. Rakaj, 7.31m

3.Kolindo. Kiri. 6.78m

4. Glenis Haxhia. 6.68m

5. Erdi. Duka. 6.63m

Kercim se larti

2. Glenis Haxhia 1.90m.

Stafete 4x100m

1. Franko Burraj, Leandro Çardaku, Durjon Idrizaj, Lulzim Çengeli 43”11

2. Ravio Rama, Muhamet Çengeli, Genald Selhanej, Endri Rakaj 44.51.

Kercim se gjati ( Femra)

1. Erisa Rrasa, 5.78m

Kercim se larti

1. Elda Tula

Pasditen e sotme do te zhvillohen garat e dites se dyte dhe te fundit te kampionatit qe do te japin edhe verdiktet perfundimtare te tij teksa Vllaznia pret te kurorezohet kampione edhe per kete vit./SHKODRA-SPORT.COM/