Shuhet edhe një tjetër dilemë. Korabi likuidoi Apoloninë, duke e mundur me shifrat 3-2 në “Niko Dovana” dhe zyrtarisht fiton të drejtën që të luajë finalen e madhe të “play off”-it.

Dibranët do të diskutojnë ngjitjen në elitë kundër Egnatias, vendi i 8-të i “Abissnet Superiore”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës më 31 maj, prej orës 17:00.

Fituesi i kësaj ndeshjeje merr pjesë në Superiore për sezonin 2022-2023, ndërsa humbësi në Kategorinë e Parë. Kuptohet qe shanset me te madhe per te fituar i kane rrogozhinasit te cilet luajne edhe ne fushen e tyre.

Por kjo nuk do te thote shume gjera. Dibranet pas fitores se djeshme ndaj Apolonise (ndonese te gjithe menduan se do fitonin fieraket) jane shume te motivuar dhe do tentojne edhe nje befasi te fundit.

Per te kerkuar fitoren dhe per t’u rikthyer serish ne Superlige, aty ku qendruan shume pak vite me pare dhe prandaj do te tentojne ta bejne kete gje serish, por kete here per te qendruar me gjate.