Vllaznia e sivjetme po i bind te gjithe me menyren si luan dhe mbi te gjitha me sukseset e saj. Ajo po kalon nga fitorja ne fitore dhe jo me kot, kryeson me merite renditjen e shkeputur 9 pike nga ndjekeset e saj.

Nje merite jashtezakonisht te madhe ne kete ecuri padyshim qe ka trajneri Brdariç i cili eshte shnderruar ne tifozin e madh te kesaj skuadre.

Ka arritur te injektoje tek futbollistet frymen e grupit dhe te suksesit dhe si rrjedhoje, gjerat deri me tani kane shkuar ne menyren me te mire te mundshme.

Nderkohe i mrekulluar nga kjo ecuri dhe mbi te gjitha nga puna e Thomas Brdariç ka mbetur edhe nje trajner shkodran, pikerisht Kreshnik Krepi.

Ne nje postim te bere pas suksesit me Teuten, ai ka bere nje propozim mjaft interesant: Vllaznia te shpallet kampione dhe Brdariç te marre drejtimin e kombetares shqiptare.

“Fantastik kuqeblu, +9. Nje Vllazni kampione dhe trajneri i ardhshem i kombetares kuqezi”- shkruan ai ne postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/