Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREProvoi katër ekipe në Superiore, sulmuesi kroat e mbyll me futbollin

Provoi katër ekipe në Superiore, sulmuesi kroat e mbyll me futbollin

Tomislav Bushiç ka vendosur të “var këpucët në gozhdë”, teksa së fundmi klubi i Gjilanit, ku dhe aktivizohej 35-vjeçari ka njoftuar për këtë vendim të sulmuesit.

Kujtojmë se Bushiç ka spikatur edhe në Kategorinë Superiore ku është aktivizuar në katër klube, fillimisht me Vllazninë e më pas me Tiranën, Flamurtarin dhe Teutën.

Në vitin 2019, kroati kaloi te Gjilani në Ipko Superliga të Kosovës e mesa duket tashmë ka ndjerë momentin e duhur për t’u tërhequr.

Ndeshja e tij e fundit në furbollin e luajtur ka qenë ajo ndaj Prishtinës ku të tijtë u mposhtën me rezultatin 1-2 dhe kryeqytetasit u shpallën kampionë. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments