Sot, luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 24-të të Superiores. Deri më tani janë shitur rreth 17 mijë bileta, ndërsa në Shkodër kanë provokuar për këtë fakt.
Ata sjellin në kujtesë, klasiken e Shqipërisë të luajtur dy sezone më parë, teksa Vllaznia dhe Tirana luanin për mbijetesë në “Loro Boriçi”.
Nje ndeshje e shoqeruar me jo pak dritherima deri ne vershellimen e fundit te arbitrit dhe qe mbajti ekipin shkodran ne Superlige, por çoi nje kategori me poshte ate bardheblu. Tifozet kuqeblu e mbajne ende ne mend nje gje te tille dhe per kete arsye, e kane kujtuar serish sot.
Për këtë shkruajnë në rrjetet sociale: “Vllaznia – Tirana, mbi 16 mijë tifozë në stadium. Ndeshje për mbijetesë dhe jo për titull. Dhe 16 mijë tifoza vetëm për Vllazninë”.