Bashkëshortja e futbollistit Kevin Prince Boateng, Melissa Satta ka provokuar me deklaratën e saj të fundit. Bukuroshja ka publikuar së fundmi një libër të titulluar “Si Melissa”, në qendër të së cilit është jeta e saj.

Nuk mund të quhet autobiografi, të paktën ajo insiston të mos quhet e tillë. Ajo shprehet se është një libër shumë i thjeshtë për t’u lexuar dhe sigurisht nuk ka nguruar të flasë edhe për futbollin, si një ish-futbolliste.

“Unë besoj se përgjatë këtyre viteve kam fituar respekt në botën e futbollit, edhe nga meshkujt. Ndoshta sepse kam luajtur më futboll në Seria C dhe e di se çfarë ndodh në fushë, domosdoshmërisht dhe e di se çfarë them.

Unë mendoj se mund të flasë për futbollin më mirë se disa djem”, u shpreh Melissa Satta./telesport/