Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIPSG harron disfatën në Champions, mposht bindshëm Strasbourg

PSG harron disfatën në Champions, mposht bindshëm Strasbourg

PSG ka harruar disfatën ndaj Real Madrid në Champions League dhe ka vijuar formën e mirë në Ligue 1 duke mundur Strasbourg me rezultatin e thellë 5-2.

Ishte një sfidë e bhukur me shumë gola në Parc des Princes, gjithashtu një ndeshje që do të ketë ndihmuar për rritjen e vetëbesimit megjithëse diferenca mes dy ekipeve është tepër e madhe.

Ishin miqtë ata që befasuan me goline Aholou në minutat e para. Por tre gola të shpejtë përmbysën gjithçka që në pjesën e parë për mikpritësit.

Në fillim ishte Draxler me një goditje të bukur brenda zonës. Golin e dytë e shënoi Neymar me pak fat përpara se Di Maria të vendoste PSG në një pozicion të favorshëm për fitoren e radhës.

Pas pushimit Bahoken kërkon të rikthejë të tijtë në lojë përpara se dopieta e Cavani-t ta kthente ndeshjen në një festival golash. Me këtë fitore PSGka shkuar në kuotën e 68 pikëve, plot 12 më shumë se vendi i dytë Monaco./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments