Skënderbeu do përballet pas pak minutash me Tiranën në shtëpi, në kuadër të javës së dhjetë të kampionatit shqiptar. Si Memelli, ashtu edhe Shehi kanë vendosur për formacionet zyrtare.

Nga minuta e parë për bardheblutë në sulm e nisin Seferi dhe Ngo. Nuk mund të mungojë as Limaj, i cili ka qënë tejet i rëndësishëm për ekipin në këtë fillim sezoni.Korçarët e fillojnë me Mensah, sakaq mes 11-shes titullare janë edhe Jean Victor, Mara, apo edhe Dwomfour.

Tirana renditet në vendin e parë me 20 pikë. Në krahun tjetër, Skënderbeu është e parafundit me 7 pikë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu (3-5-2): Rexhepi; Zburo, Vitija, Sadriu, Dwomfour, Meksi; Agnaldo, Jean Victor, Mara; Mensah, Nikaj

Tirana (4-2-3-1): Bekaj; Toshevski, Zhivanaj, Hoxhallari, Ismailgeci; Toli, Najdovski; Hoti, Limaj, Seferi; Ngo’o