Do të luhet duke nisur nga ora 13:30, sfida mes Luftëtarit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 14-të, të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat kanë një qëllim, atë të fitores dhe të tre pikëve. Luftëtari do të tentojë të arrijë fitoren e parë pas tre muajsh, ndërsa Vllaznia do të shkëputet nga vendi i tetë, aspak komod, duke marrë parasysh nisjen e mirë që bëri këtë sezon.

Trajneri grek Marantas ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion dhe ka ndryshuar skemën duke rrershtuar ekipin me 3-5-2. Në sulm do luaj Lika, që do mbështetet nga Dushkaj dhe Hyseni.

Nga ana tjetër Jonuz ka bërë ndryshime në mesfushë, me Krujën në qendër, Markun në majtë ndërsa në sulm luan Shtubina

Kujtojmë që gjirokastritët ndodhen në vendin e 9-të me 8 pikë, ndërsa Vllaznia një vend më sipër me 17 pikë.

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Prikas, Dushkaj, Hyseni, Lika. Trajner: Giorgos Marantas. Trajner: Giorgos Marantas

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Ëalusimbi, Krymi, Ramadani, Gligorov, Kruja, Marku, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz

Arbitrat: Emirjon Sino, Devis Koreshi, Orgest Grabova, Laver Alla.