Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFormacionet zyrtare të sfidës Vllaznia-Partizani/ Josa nuk heq dorë nga Balaj, Kolela...

Formacionet zyrtare të sfidës Vllaznia-Partizani/ Josa nuk heq dorë nga Balaj, Kolela i’u beson heronjve të derbit

Vllaznia do të presë në orën 17:00 në “Loro Boriçi” Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Kuqeblutë vijnë në këtë duel pas barazimit me Teutën në Durrës, ndërsa “demat” me moralin e lartë pas fitores në derbi ndaj Tiranës.

Shkodranët do të kërkojnë të mos humbin “treni e fundit”, për në kampionat për sa i përket pretendimeve për titull, ndërsa të kuqtë të ngjiten në vendin e parë në rast se Tirana nuk fiton me Laçin.

Trajnerët Josa dhe Kolela kanë hedhur në fushë më të mirët.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Balaj, Çoba

Trajner: Mirel Josa

Partizani: Rexhepi, Atanaskoski, Telushi, Sota, Maget, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hadroj, Da Silva, Mba.

Trajner: Xhovani Kolela

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments