Kategoria e Pare ka luajtur diten e sotme ndeshjet e rradhes te javes se 19-te, me surprizat qe nuk munguan. Keshtu, Terbuni ka marre nje fitore me shume vlera ne shtepine e vet ndaj Flamurtarit.

Skuadra e Ramadan Ndreut ka arritur qe te fitoje ndaj Flamurtarit ne shifrat e ngushta 1-0 dhe tashme ata besojne te mbijetesa. Per pukjanet ka mjaftuar nje gol nga Saliaj ne minuten e 71-te per t’i shkaktuar skuadres kryesuse nje ndalese te papritur, e cila leshon keshtu vendin e pare te renditjes.

Pas kesaj fitoreje, Terbuni renditet ne vendin e tete ne kuoten e 24-pikeve ne tabelen e klasifikimit, teksa ndeshjen e rradhes do ta luaje ndaj Korabit ne transferte.

Nderkohe, ne kete ndeshje u aktivizuan edhe pese futbolliste shkodrane, tre per Terbunin dhe dy per Flamurtarin, pikerisht Ruqi, Tafili dhe Hoxhaj tek pukjanet, por edhe Pjeshka e Ramadani tek vlonjatet. /Maringlen ZHIVANI/

Terbuni-Flamurtari 1-0

Goli: Saliaj 71′

Terbuni (4-4-2): Vata, Ruqi, Peqini, Junior (Hoxhaj 81′), Metani, Hysa (Filipi 72′), Mezini, Tafili, Saliaj, Krasniqi (Rezi 58′), Xhabrahimi (ne dispozicion: Bakalli, Gjoni, Dosseh, Xhakaj, Baholli, Xhahysa, Shkreta, Ntoya) Tr: Ramadan Ndreu

Flamurtari (4-2-3-1): Kuka, Pjeshka, Qarri, Shkalla, Licaj, Beqja (Ramadani 78′), Yuri (Jonatan 65′), Flores, Oliveira (Luisinho 48′), Fernandinho (Silva 85′), Neto (Augusto 46′) (ne dispozicion: Kaloshi, Silou, Disha, Bicaj, Mensah) Tr: Marcello Troisi

Kartone te verdhe: Ruqi 45′, Mezini 48, Baholli 49′, Vata 85′, Metani 87′, Filipi 88′ / Oliveira 34′, Luisinho 48′