Konsiderohet ndeshja me e rendesishme e javes se 25-te te “Abissnet Superiore”, por nderkohe nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit nuk eshte mkonsideruar e tille. Kjo sepse ajo nuk ka caktuar nje arbiter te FIFA-s apo ndonje tjeter me pervoje per ta drejtuar ate.

Takimi qe do te startoje ne oren 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” i eshte besuar arbitrit te ri durrsak Florian Lata. Do te jete ai qe me bilbilin e tij do te vendose per gjithçka ne kete 90 minutesh shume te rendesishem.

Asistente te tij nderkohe jane caktuar Mario Shazivari i kolegjiumit te Tiranes dhe Heraj Lisaku i Durresit, nderkohe qe arbiter i katert ne kete ndeshje do te jete laçiani Klodian Prenga.

Nderkohe ne sistemin VAR do te jete arbitri tiranas Kreshnik Barjamaj ndersa ne AVAR Dojando Myftari. Vezhgues i arbitrave do te jete laçiani Sokol Çekaj dhe delegat i Federates Lysien Nurishmi./SHKODRA-SPORT.COM/