Vllaznia U19 eshte rikthyer tek fitorja, madje duke fituar bindshem ne rezultat e lojes ndaj skuadres kryesuese te kampionatit, Apolonise se Fierit. Ne takimin e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi kane fituar me rezultatin 3-1.

Gjithçka eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare te ketij takimi. Ne fillim ka qene futbollisti Klajti Halili ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 16-te, per t’i lene me pas vendin te zakonshmit Ersi Zaganjori i cili ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit.

Te parin e ka shenuar ne minuten e 39-te dhe kater minuta me vone ka shenuar edhe te dytin personal dhe te tretin per ekipin e tij duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne shifrat 3-0 ne favor te Vllaznia U19.

Ne te dyten ajo ka patur serish shume raste shenimi, por lojtaret e saj nuk i kane konkretizuar dot, nderkohe qe ne shtese fieraket ngushtuan shifrat me ane te Lutajt dhe ketu do te mbyllej gjithçka me rezultatin 3-1 ne favor te Vllaznia U19.

Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve dhe per momentin mban vendin e katert ne tabelen e renditjes. Javen e ardhshme nis faza e trete e kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA U19- APOLONIA U19 3-1

Shenues: Halili ’16, Zaganjori ’39, ’43/ Lutaj ’92

VLLAZNIA U19: Jukaj, Selmani, Kapllanaj, Repaj, Muhaj, Shimaj, Cungu, Halili, Zaganjori, Hagrepi, kodra. Trajner Edmond Doçi. U aktivizuan edhe Dodaj, Baçina, Brahimi e Frani.