FIFA po shqyrton seriozisht futjen e një rregulli të ri pasi skuadrat pësojnë poshtërim në fushë. Ideja erdhi në jetë pasi Manchester United u poshtërua nga Liverpool me shifrat 7-0.

Kreu i organizatës së arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collinga, vuri në dyshim vendimin e arbitrit Andy Madley për të zgjatur me tre minuta ndeshjen e luajtur në Anfield Road.

Madyle vendosi ta zgjasë ndeshjen me tre minuta në total pa marrë parasysh se u shënuan gjashtë gola dhe u bënë gjithsej 10 zëvendësimet.

FIFA këmbëngul që zgjatja e kohës të jetë sa më e gjatë dhe koha e humbur të kompensohet sa më shumë, siç ishte në Kupën e Botës, por në Premier League ende nuk i përmbahen këtij rregulli.

Në 10 ndeshjet e Premier League javën e kaluar, katër prej tyre zgjatën 100 minuta. Dy duhet të kishin zgjatur më shumë jo vetëm për shkak të rezultateve 7-0 dhe 4-0 (Brighton – West Ham), por arbitrat vendoën ndryshe.

“Në Anfield u shënuan gjashtë gola në pjesën e dytë. Unë mund të kuptoj se është e vështirë të kuptohet që loja duhet të zgjatet kur rezultati është 7-0. Por propozimet e garës thonë se totali i gol diferencës vendos renditjen përfundimtare dhe në fund një gol i shënuar mund të bëjë diferencën”, tha Collina.