Shqipëria U21 do të luajë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Europianin 2023. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përballen fillimisht ndaj Sllovenisë U21 më datë 12 nëntor, ndërsa më datë 16 nëntor sfidojnë Kosovën në transertë.
FSHF-ja përmes një postimi në faqen zyrtare ka zbuluar listën e lojtarëve që trajneri Alban Bushi ka grumbulluar për këtë takim. Bie në sy prezenca portierit të Egnatias, Bruno Puja, ndërsa në listë është edhe Ernest Muçi.
Së fundmi ishte përfolur se sulmuesi i Legias do të ishte pjesë e Kombëtares së madhe, por Muçi do të bashkohet sërish me U21.
Trajneri Bushi ka grumbulluar mbrojtësin e Befinca U23, Ardian Bajrami dhe mbrojtësin e Palermos, Masimiliano Doda. Gjithashtu në listë është edhe Ergi Goga, mbrojtësi i majtë i Erzenit.
Nuk mund te mungonte ne kete liste edhe sulmuesi i Vllaznise Mehdi Çoba i cili ka qene pjese e kesaj kombetareje ne gjithe keto grumbullimet e fundit.