Punimet për rikkonstruksionin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” po ecin me ritme të kënaqshme dhe pritet që të mbarojnë Brenda afatit. Kjo është bërë e ditur nga ana e shefit të klubit shumësportësh Mark kroqi në një intervistë për gazetën shkodrasport.com. Sipas tij, tashmë po bëhet puna kryesore për shtrimin e parketit dhe shumë shpejt ai mendon se ky impiant sportiv do të marrë një pamje krejtësisht tjetër.Kësisoj pas vendosjes së sistemit të aspirimit tashmë po ndërrohet edhe parketi dhe pallati I sportit “Qazim Dervishi” po bëhet gati për të pritur ndeshjet e Vllaznisë në Ligën Ballkanike që siç dihet do të startojë në muajin tetor të këtij viti.

Por ndërkohë nisja e rikonstruksionit te pallatit te sportit “Qazim Dervishi” ka krijuar nje problem te madh per ekipet e lojerave me dore te klubit shumesportesh Vllaznia. Shefi I ketij klubi Mark kroqi ka bere te ditur se nuk ka gjetur dashamiresi nga institucione te ndryshme per kete çeshtje me perjashtim te Universitetit te Shkodres qe ka vene ne dispozicion palestren e tij per ekipin e basketbollit te meshkujve.I pyetur se ku po stërviten ekipet e tjera, shefi Kroqi ka bërë të ditur se për momentin po zhvillohet faza përgatitore në ambjentet e stadiumit derisa të përfundojë shtrimi I parketit të pallatit të sportit. E rëndësishme është që më në fund në këtë impiant sportiv po bëhet një ndërhyrje e cila ka qenë mëse e domosdoshme për vetë amortizimin që ka patur.

www.shkodrasport.com