Sezoni qe sapo u mbyll ka qene i fundit qe ka luajtur me moshat e Akademise Vllaznia dhe tashme i duhet te vendose per te ardhmen. Nga klubi kuqeblu ende nuk ka marre oferten per te firmosur kontraten e re dhe kjo ka bere qe vete te kete dyshime per te ardhmen.
Me nje postim ne profilin e tij ne facebook Eridon Qardaku, golashenuesi me i mire i kampionatit U19 ka falenderime per te gjithe, per ata qe e ndihmuan ne karrieren e tij por edhe per ate qe nuk besuan ne aftesite e ketij lojtari.
Po ashtu, le dyshime per vazhdimesine e tij me Vllaznine megjithate ne fund thote dy fjale me shume vend: Ngjyrat e kesaj skuadre dhe tifozet e saj do te mbesin gjithmone ne zemren e tij. Ja postimi i plote i Qardakut:
“Jam teper krenar per ngjyrat qe perfaqesoj dhe ishin vite te paharrueshme per mua. Mbyllem nje vit, ndonese me nje disfate ne fund por fitorja e vertete gjendet tek karakteri i secilit prej nesh, karakteri i te qenurit kampion ashtu siç na thrret edhe gjaku ne. Jam krenar per çdo pjestar te ekipit, nga stafi dhe te gjithe.
Ndihem krenar edhe per veten time qe pas nje lufte te gjate arrita te shpallem golashenuesi me i mire i kampionatit. Jam shum krenar per çdo gje qe kam arritur sebashku me vllezrit e mi. Keto vite ishin te paharrueshme dhe do me sherbejn gjate ne karrieren time. Tani eshte koha per hapat e rendesishem te jetes time, Vllaznia eshte zemer, Vllaznia esht e perjetshme.
Falenderoj çdokend, çdo tifoz, stafin qe paten besim tek un, gjithashtu falenderoj edhe ato qe nuk besuan tek une dhe ishin nje arsye me teper qe te luftoj per karrieren time. Karrieres time nuk i dihet por ngjyrat dhe tifozet do mbesin gjithmone ne zemren time”.
© shkodrasport.com