Vllaznia ka kryer dje një seancë të karakterit taktik në fushën “Reshit Rusi”. Një lajm i mirë për trajnerin Tomas Brdariç në prag të ndeshjes me Laçin, që do të luhet të dielën, është rikthimi i qendërmbrojtësit Fallou Dianje.
Ky i fundit prej më shumë se një javë ishte në Francë pranë familjes, pasi është bërë baba.Kartoni i kuq që Mevlan Adili mori ndaj Kastriotit alarmoi jo pak stafin teknik, por ky rikthim i Dianje qetëson tashmë Brdariç.
Sipas të gjitha gjasave, në qendër të mbrojtjes ndaj Laçit do të luajë dyshja Dianje-Bulatoviç. Ndërkohë, për transfertën e së dielës nuk do të jetë sërish i gatshëm sulmuesi Ardit Hoxhaj, i cili nuk e ka kaluar ende dëmtimin.
Pavaresisht ketyre mungesave, objektivi i Vllaznise kuptohet qe do te jete fitorja ne ndeshjen qe do te luhet diten e diele ne oren 13.45 ne stadiumin e qytetit te Laçit.