Ndaj Tiranës e ka pasur ndeshje të veçantë, sepse vjet edhe pse nuk luajti si titullar fitoi titullin kampion me kryeqytetasit. Pano Qirko, portieri 21-vjeçar i skuadrës mallakastriote bëri një ndeshje mjaft të mirë, me 2-3 ndërhyrje mjaft vendimtare dhe raste goli të neutralizuara, duke shpëtuar Bylisi nga disfata ndaj 25-herë kampionëve.
Pas ndeshjes, në “gol pas goli” në “Supersport”, Panajot Qirko, ka theksuar se: “Dihet që Tirana ka një sulm të mirë, dihej që do të sulmonte për europën, për ne ishte e rëndësishme një pikë, por edhe tri, e rëndësishme është që në çdo ndeshje të kemi pikët tona.”
“Me Tiranën e vlerësoja si ndeshjen e radhës, nuk kam asgjë, e respektoj si ekipi që kam qenë dhe më shumë bëj punën time. Ajo që unë synoj, është që të mbroj sa më mirë portën e Bylisit. Ne duhet që të marrim sa më shumë pikë në ndeshjet e radhës”, – tha Qirko portieri titullar i skuadrës së Bylisit.
“Ishin të rëndësishme pikët, por futbolli i tillë është, me Skënderbeun pësuam gola dhe do zoti i kompensojmë në ndeshjet e radhës”, – tha Qirko portieri titullar i Bylisit.