Sulmuesi shkodran Bekim Balaj nuk ka arritur të bëjë realitet ëndërrën e tij për të luajtur në takimin e mbrëmjes së sotme ndaj Çelsit të Londrës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës. Madje, 21 vjeçari që është edhe anëtar tashmë i përfaqësueses shqiptare, nuk ka qenë as në pankinë në këtë ndeshje sepse trajneri Lavicka nuk e kishte preferuar. Sparta e Pragës është mundur me rezultatin 0-1 nga londinezët me gol të shënuar nga Oskar.


Në fakt, Balaj në të gjitha intervistat e dhëna gjatë kësaj periudhe e kishte shprehur qartë dëshirën e tij për të luajtur kundër Çelsit sepse janë ndeshje që mbahen mend gjatë. Rezultati i ndeshjes së sotme lë pak shanse për çekët ku lua edhe Balaj për një kualifikim të mundshëm në raundin tjetër. Gjithsesi arritja deri në këtë pikë është një sukses për Spartën e Pragës.

 

www.shkodrasport.com