...
HomeKRYESORERadio e Barcelonës plas 'bombën': Cancelo me probleme në zemër…

Radio e Barcelonës plas ‘bombën’: Cancelo me probleme në zemër…

Mungesa e Joao Cancelos në ndeshjen shumë të rëndësishme të fituar nga Barcelona ndaj Atletico Madrid i habiti të gjithë dhe misteri u thellua edhe më shumë në fund të sfidës, kur disa bashkëlojtarë i dedikuan fitoren.

Shumëkush kishte menduar për një problem serioz familjar për mbrojtësin portugez, i cili nuk kishte probleme fizike pasi ishte stërvitur normalisht me skuadrën deri një ditë përpara duelit në “Metropolitano”.

Sipas asaj që raporton radio katalanase “RAC 1”, 29-vjeçari nuk është lejuar nga stafi mjekësor i Barcelonës për të marrë pjesë në ndeshje. Kjo për arsye se një i afërm i lojtarit ka një problem në zemër dhe te Barça duan të sigurohen se kjo nuk është diçka e trashëguar.

Në këtë mënyrë, klubi katalanas dëshiron të shmangë çdo lloj problemi për një lojtar që ndër të tjera është në pronësi të Manchester City-t. Cancelo do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e parë miqësorë të Portugalisë, kundër Suedisë, por pritet të jetë në dispozicion ndaj Sllovenisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.