Sulmuesi i Veleçikut Brajan Shekaj diten e sotme ka qene ne prove tek ekipi i Vllaznise duke luajtur disa minuta ne pjesen e dyte te ndeshjes miqesore qe ai zhvilloi ndaj Beselidhjes, ndeshje qe u fitua nga kjo e fundit ne shifrat 2-1.

Shekaj u mundua te bente me te miren ne ato minuta ku u aktivizua nga ana e trajnerit Osmani ne rolin e sulmuesit anesor nga krahu i majte, por kuptohet qe per te nuk ishte e lehte sepse kjo ishte hera e pare qe luante ne fushe me keto futbolliste.

Si rrjedhoje ende nuk eshte i qarte edhe mendimi qe kane krijuar per te pjestaret e stafit teknik te ekipit te Vllaznise dhe nese prova e Shekajt do te vijoje edhe ne ditet e ardhshme apo jo.

Sulmuesi 24 vjeçar kujtojme qe eshte golashenuesi me i mire i Veleçikut kete sezon, por edhe nje nga me te miret e kampionatit teksa ka treguar vlera ne te gjitha ndeshjet qe ka luajtur.

Pikerisht nga kjo, ai i eshte rekomanduar drejtuesve te Vllaznise te cilet nuk kane hezituar t’i japin nje mundesi, por disa minuta te miqesores ndaj Beselidhjes, me siguri qe nuk kane koha e mjaftueshme per t’i dhene mundesine ketij lojtari te tregonte vlerat e tij./SHKODRA-SPORT.COM/