Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLMOSHATRahova e Stafa "përmbysin" Internacional dhe i japin fitoren Vllaznia U-19

Rahova e Stafa “përmbysin” Internacional dhe i japin fitoren Vllaznia U-19

Me vështirësi por Vllaznia U-19 ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë ndaj ekipit të Internacionalit dhe në fund të 90 minutave të luajtur në “Reshit Rusi” është sigluar rezultati 2-1.

Ndeshja nuk ka nisur mirë për ekipin vendas. Që në minutën e tretë ka qenë ekipi i Internacionalit që ka shënuar me anë të Jovanit.

Një gol që ka befasuar futbollistët e Vllaznisë të cilët pavarësisht përpjekjeve, e kanë patur të vështirë të shkojnë tek goli.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e miqve. Por në fillimin e së dytës, kuqeblutë kanë shënuar golin e barazimit me anë të kapitenit Rahova ndërsa 10 minuta më vonë, ka qenë Stafa ai që ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për ekipin e tij.

Përfundimisht 2-1 për Vllaznia U-19 që vazhdon të kryesojë me meritë renditjen e grupit A të këtij kampionati por ndeshja e sotme tregoi se në rast nënvlerësimi të kundërshtarëve, mund ta pësojnë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments