Ndonëse Vllaznia vjen pas tre humbjeve rradhazi në kampionat, në ndeshjen e nesërme ndaj Kukësit për kupë, ajo do të kërkojë fitoren. Madje me një rezultat sa më të mirë në mënyrë që të synojë kualifikimin për në gjysmëfinale. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri i saj Baldo Raineri pas stërvitjes së sotme e cila ka qenë e fundit në këtë pragndeshje.


“Do jetë një ndeshje e vështirë megjithatë do kërkojmë fitoren. Nuk jemi trembur asnjëherë ndaj ndonjë kundërshtari dhe kështu do të vazhdojmë të luajmë edhe këtë herë ndaj Kukësit duke kërkuar fitoren dhe kualifikimin për në turin tjetër. Kemi disa probleme me ndonjë prej lojtarëve sa i takon një gjendje gripale që po kalojnë megjithatë do bëjmë çmos që të rikuperojmë dhe t’i kemi të gatshëm. Në rast të kundërt, do luajë pjesa tjetër e cila edhe ajo do të japë maksimumin për të marrë rezultatin e duhur”- ka thënë ai. Ndeshja Vllaznia- Kukësi do të luhet të mërkurën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com