Odise Roshi vazhdon me formën e tij të mirë dhe pas golit vendimtar me Shqipërinë në ndeshjen ndaj Islandës, fieraku ka shënuar përsëri.
”Raketa” është duke luajtur në transfertë me ekipin e tij Akhmat Grozni ndaj Rostov, ndeshje e vlefshme për Premier Leaguen Ruse. Shqiptari arriti të kalonte në avantazh ekipin e tij, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja midis Rostov dhe Akhmat është akoma duke u zhvilluar dhe deri tani është 1-1./vipsport/