Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERamadani pas barazimit me Juven: Po na dëgjojnë ne më të vjetërve

Ramadani pas barazimit me Juven: Po na dëgjojnë ne më të vjetërve

Leçe ka bërë surprizën që në ndeshjen e parë të vitit 2026 teksa ka barazuar me shifrat 1-1 në transfertë ndaj Juventusit, duke marrë një pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin dhe për moralin.

Një nga protagonistët e ndeshjes ishte si zakonisht Ylber Ramadani, i pazëvendësueshëm tashmë nën drejtimin e trajnerit Di Françesko.

Mesfushori kuqezi është i bindur se këtë vit mbijetesa mund të jetë më e lehtë, pasi ekipi sipas tij, është më cilësor se në edicionet e mëparshme, siç e ka theksuar pas ndeshjes teksa fliste për “DAZN”.

“Unë e them që nga fillimi i vitit, sipas meje ky është grupi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë, pasi djemtë më të rinj na dëgjojnë ne më të vjetërve që kemi më shumë eksperiencë. Jemi të lumtur dhe të vazhdojmë kështu. Luajmë pas tre ditësh përsëri dhe duhet të jemi të përgatitur”, ishin fjalët e Ramadanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments