Numri 10-të është një nga numrat më me peshë në një skuadër. Lojtari që mban mbi shpinë një numër të tillë merr përgjegjësi të mëdha mbi vete.
Jamal Musiala është një nga futbollistët më të ri që do të mbajë mbi shpinë numrin 10. Kombëtarja gjermane ka vendosur t’i besojë 21-vjeçarit këtë numër në Euro 2024. Mesfushori i Bayern është shumë i lumtur për këtë, ndërsa thekson se do të bëjë maksimumin me fanelën e “Panzerave”.
“Numri 10 ka qenë gjithmonë një ëndërr, që kur isha fëmijë. Kur shikoja Messin, gjithmonë doja ta vishja atë fanellë. Është vërtet e veçantë.
Ne jemi Gjermania dhe duhet të japim gjithçka nga vetja, ta kthejmë presionin në motivim. Ndihem si një lider, shpresoj të tërheq edhe shokët e skuadrës”, deklaroi Musiala./newsport/