Ne miqesoren e luajtur te shtunen ndaj Veleçikut, mesfushori Behar Ramadani ka luajtur shumicen e kohes ne fushe si titullar. Per te ka qene nje test per te pare gjendjen e tij pas demtimit qe ka kaluar dhe duket se çdo gje ka shkuar ashtu si duhet. Ne nje prononcim per mediat, ai ben te ditur se gjendja e tij po permiresohet nga dita ne dite dhe ai do te jete ne dispozicion te stafit teknik.

“Mendoj se ekipit i ka vlejtur shumë kjo miqesore për të arritur drejt konsulidimit sa më të plotë. Por edhe që disa nga lojtarët e ardhur të arrijnë që të marrin formën e duhur.

Ndërsa për mua ka qenë ndoshta më shumë e vlefshme sesa për ekipin kjo miqesore, pasi kam ardhur nga një dëmtim dhe këto ditë ishin të nevojshme për tu kthyer bindshëm dhe për tu ingranuar me skuadrën pasi vija pas një pushimi të gjatë.

Mendoj se une jam i gatshëm për të qenë pjesë e ekipit. Nga dita në ditë dhe nga java në javë jam në rritje të gjendjes time fizike. Shpresoj qe sa më shpejt të shkoj aty ku edhe unë dua. Por sesa do të jem i nevojshëm për ekipin, këtë e di vetëm trajneri, I cili na shikon që të gjithëve në stërvitje dhe vlerëson më drejt gjendjen tonë”- eshte shprehur ai.

I pyetur nderkohe ne lidhje me ndeshjen e kesaj fundjave me Teuten, mesfushori Ramadani pergjigjet: “Ne e kemi mirë të ngulitur në mendje se Vllaznia do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera. Mendoj se diferencat janë të vogla mes ekipeve. Ashtu siç mund të humbasësh në fushën tënde ashtu edhe mund të fitosh apo mund të marrësh pikë në fushën kundërshtare.

Prandaj e shikoj një sezon të fortë e të vështirë, por që po të tregojmë këtë shpirt e këtë grintë që shfaqem në takimet e para të ardhmen e shikoj me optimizëm”.
www.shkodrasport.com