aron Ramsej duket se nuk është shumë i lumtur me Juventusin dhe mënyrën se si e ka trajtuar klubi bardhezi.
Mesfushori nga grumbullimi me Uellsin thekson se në kombëtare e kuptojnë më mirë, ndërsa shton se do të bënte gjithçka për t’u rikthyer atje ku do të kishte besim.
“Në kombëtare jam i lumtur që kam një skuadër që më ndjek hap pas hapi. Ata më kuptojnë, e dinë se çfarë kërkon trupi im.
Tani të paktën kam njerëzit e duhur rreth meje dhe do të bëj gjithçka të rikthehem atje ku më besojnë dhe ku mund të bëj mirë”, u shpreh Ramsej. /VipSport/