Ka numra dhe vlera ekonomike në rritje të dukshme për merkaton e futbollit ndërkombëtare në sesionin veror (1 qershor-1 shtator). Sipas një raporti të FIFA-s, klubet e të gjithë botës kanë shpenzuar në total rreth 5 miliardë dollarë, me një rritje prej 29.7% në krahasim me vitin 2021.

Ka patur 9.717 transferime ndërkombëtare lojtarësh profesionistë, 16.2% më shumë se vitin e kaluar, duke shënuar një rekord historik. Futbolli pikerisht edhe per kete arsye eshte gjithnje i bukur sepse levizjet e lojtareve priten me shume interes nga tifozet.

Në rritje janë edhe shifrat e futbollit të femrave, me 684 transferime (14.4% më shumë), një tjetër rekord. Kjo do te thote se edhe per kete te fundit interesi nga viti ne vit po shtohet dhe me siguri qe ky trend do te vijoje edhe ne te ardhmen sepse FIFA dhe UEFA po i kushtojne gjithnje e me shume rendesi atij.

Ka pasur rritje edhe në komisionet e agjentëve, që kanë marrë rreth 500 milionë dollarë, një shifër në rritje me 30% krahasuar me një vit më parë. Edhe keta te fundit kane nje rol te rendesishem ne gjithe keto transferta te realizuara.