Presidenti i ri i Bayern, Oliver Kahn, do të jetë i detyruar të punojë si analist televiziv deri në fund të sezonit. Pavarësisht rëndësisë së detyrës së tij të re, Kahn ka kontratë me televizionin gjerman, ZDF.
Për bavarezët ka luajtur futboll në nivelet më të larta. Oliver Kahn fitoi Bundesligën disa herë dhe Championsin, duke ndihmuar Bayern Munchen me pritjet e tij të jashtëzakonshme, ndërsa tani nis një epokë të re.
Ish-portieri do të jetë presidenti I klubit të Mynihut, pasardhës i legjendës Uli Hënes, veçse fillimi do të jetë me një kontradiktë. Nuk besohet që në Europë apo në botë të ketë pasur apo të ketë një president që të punojë njëkohësisht si analist sportiv, veçse Kahn do të jetë i detyruar t’i bëjë të dyja për një farë kohe.
Pesëdhjetëvjeçari ka kontratë me televizionin gjerman, ZDF, të paktën deri në fund të këtij sezoni, dhe ai do të jetë I detyruar që ta respektojë atë që ka firmosur. Kjo do të thotë se, presidenti i Bayern do të jetë në studio si opinionist për ndeshjet e Bundesligës.
Së pari, do të analizojë sfidën Schalke-Gladbah në 17 janar, ndërsa do të jetë edhe për duelet e kombëtares gjermane në mars dhe në Europian, në qershor-korrik. Gjithsesi, Kahni nuk do të jetë analist në asnjë prej ndeshjeve të Bayern, dhe ky është kompromisi i arritur nga palët.
Ish-portieri I dërgoi një mesazh përgëzimi Uli Hënesit, kur ai u largua nga detyra, ndërsa vlerësohet si njeriu I duhur për të qenë pasardhës I tij. Kahn ka personalitetin, përvojën dhe njohjen e brendshme të Bayern, për të qenë i suksesshëm. /abcnews/