Ndeshjet e raundit të tretë në fazën e grupeve sollën spektakël dhe surpriza të shumta. Eliminimi i Belgjikës, Gjermanisë, Uruguait ishte e papritur për shumë tifozë të futbollit.
Japonia, Koreja e Jugut, Maroku bënë befasinë e madhe këtë Botëror, duke u kualifikuar në fazën e 1/16.
Sipas statistikave të Sofascore, formacioni më i mirë i ndeshjeve të fundit përbëhej nga Epasi, Kulibali, Timber, Konate, Kimish, Çavez, Mek Alister, De Arraskaeta, Rashford, Havertz, Gnabri.
Disa prej këtyre futbollistëve tani janë jashtë Botërorit pasi kombëtaret e tyre u eliminuan.