Në barazim 0-0 është mbyllur ndeshja “derbi” në mes Murlanit dhe Vllaznisë së femrave, për grupmoshën U16, e luajtur në Barbullush.

Vajzat kuqeblu kanë zhvilluar një ndeshje përgjithësisht të mirë dhe ato kanë qenë më pranë fitores. Ka qenë ekipi shkodran ai që ka patur më shumë raste shënimi, por ndeshja është mbyllur me rrjeta të paprekura, në barazimin 0-0.

Gjithsesi, në fund të dy stafet teknike më shumë se për rezultatin e ndeshjes, janë dukur të kënaqur me lojën e zhvilluar.

Pas kësaj ndeshjeje, ekipi i Vllaznisë së femrave U16 renditet në vendin e dytë me 4 pikë, po aq sa edhe Murlani i vendit të tretë.
Maringlen ZHIVANI