Vushtrria e Samuel Nikajt ka vazhduar serinë e fitoreve në ndjekje të kreut të Ligës së Parë Grupi B, duke e mposhtur Vllazninë e Pozharanit sot në Ferki Aliu me rezultatin 3-1.

Futbollistët e Samuel Nikaj pas golit të epërsisë në pjesë të parë përmes mesfushorit Daut Maxhuni, kanë nisur shpejt edhe pjesën e dytë kur Adnard Mehmeti shënoi për 2-0.

Pas kësaj, përkundër uljes së epërsisë nga ana e mysafirëve, një penallti e fituar nga vendasit, ka cuar te fitorja e lehtë me përfundimtaren 3-1 në të mirë të “forcës”.

Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e katërt radhazi për Vushtrrinë në pjesën pranverore të stinorit, pas fillimit me barazim, që ua humbi atyre vendin e parë.

Kjo eshte java e 19-te qe ky ekip nuk e njeh humbjen duke treguar se eshte nje kocke shume e forte ne kete kampionat, por nderkohe javen e ardhshme do te jete sfida vendimtare ne Ferizaj ndaj skuadres se vendit te pare, ndeshje kjo qe do te vendose shume gjera per fatin e skuadres qe do te kaloje direkt ne Superligen e Kosoves.