Vllaznia humbi dje 0-1 ndaj Teutes duke i komplikuar edhe me shume pozitat e saj ne krye te renditjes. Loja e saj nuk ka qene ne lartesine e duhur, sidomos ne pjesen e pare, megjithate ne te dyten edhe fati nuk ka qene me te.
Por ka edhe nga ata qe mendojne se ne rezultatin e ndeshjes ka ndikuar edhe arbitri Enea Jorgji. Ndeshkimet e shpejta me kartona te verdhe te futbollisteve te Vllaznise dhe jo e njejta gje per durrsaket apo lejimi i ndalesave te shumta te lojes nga vendasit, kane irrituar jo pak stafin teknik kuqeblu.
Por jo vetem ate. Me arbitrin e FIFA-s duket se eshte irrituar shume edhe aktori i njohur i humorit, shkodrani Sander Ruçi, i cili me nje postim ne rrjetet sociale e sulmon ashper Jorgjin.
“Jorxhica asht për shkodranët i urryem ma fort se Mehmet Shehu, ka 10 vjet qe shahet me liber shpijet prej Shkodranëve, si bahet hiq vonë, kyt qyteti duhet me e denu me hy me vizë në Shkodër, kam mendimin se rezultati ma i drejte kje barazimi”- shkruan aktori i mirenjohur qe mban dhe titullin “Mjeshter i Madh”, ne postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/