Kohët e fundit ka patur shumë diskutime rreth tij, për punën e bërë tek Vllaznia, merkaton dhe shumë gjëra të tjera. Ka patur aludime per zgjedhjet e bera, por edhe per te qenurit larg skuadres. Megjithate te gjitha keto duket se nuk e kane penguar ate te marre rezultatet e duhura dhe te jete ne krye te renditjes.
Engin Firat, drejtori sportiv i klubit shkodran ndonëse kohët e fundit ka qenë disi larg ekipit, por gjithsesi dëshiron të marrë edhe lëvdatat për mënyrën si e ka ndërtuar atë për sezonin aktual, pavarësisht shumë aludimeve të bëra për lojtarët e larguar dhe ata që janë afruar.
Për këtë arsye, me një status të publikuar në profilin e tij në rrjetin social facebook, Firat ka shkruar disa fjale, por duke i shoqeruar edhe me foton e renditjes aktuale te kampionatit, ku Vllaznia eshte ne vendin e pare te saj:
“Njerëzit më pyesin shpesh se si e bëj unë strategjinë e duhur? Është shumë e thjeshtë, nëse disa njerëz bëjnë gënjeshtra e thashetheme rreth jush, atëherë ju jeni duke bërë në mënyrë perfekte dhe në mënyrën e duhur”.
Që do të thotë se Vllaznia aktuale është ndërtuar në mënyrën e duhur dhe puna e Firat ka qenë perfekte. Kjo gjë po demostrohet edhe në renditjen aktuale tek kuqeblutë ndodhen në krye të renditjes.
www.shkodrasport.com