Flamurtari dje pësoi dramën e vertëtë të historisë, duke rënë në Kategorinë e Dytë, niveli më i ulët në futbollin shqiptar. Vlora e përjetoi mjaft keq dhe reagimet kanë qenë të shumta, që nga lojtarët aktualë, tifozët, apo dhe ish-lojtarët.

Por, duket se klubi vlonjat ka ndjekur një rrugë ndryshe, shumë pak në media, madje ka qenë vetëm administratori Sinan Idrizi, ndërsa duket se vetëm në faqen zyrtare, “Flamurtari Fc”, kanë qenë shumë aktivë. E njëjta gjë ka nodhur edhe sot, madje në Vlorë kanë vendosur që të thyejnë heshtjen që ka plakosur në qytetin bregdetar.

Madje, të bën përshtypje ajo që shkruhet në faqen zyrtare tek sa bie në sy shprehja: “Jemi në koma, por nuk kemi bvdekur akoma”….

Nga këtu duhet që të nisë rimëkëmbja e skuadrës e vlonjate, ndaj edhe në Vlorë, duhet që t’i lënë shakatë, apo dhe batutat në media, Flamurtari është në greminë dhe duhet që ta nxjerrin që aty, sidomos ata që kanë në duar fatet e futbollit në Vlorë…