Ne vend qe t’i gezohej fitores se mbremshme ndaj Kukesit, kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta eshte zgjuar sot duke lexuar disa komente ne rrjetet sociale apo dhe portale te ndryshme se gjoja paska refuzuar te festoje me tifozet ne perfundim te ndeshjes.

Si rrjedhoje, numri 2 i kuqeblu permes nje postimi ne instastory ka dashur te sqaroje çdo gje ne lidhje me kete teme dhe ne fund te asaj çfare ka shkruar, ka nje thenie vertete te bukur: Secili prej nesh jemi te vegjel para Vllaznise”.

“E ndjej per detyre me kthy nje pergjigje, duke marre shkas nga nje postim i pakuptimte se gjoja paskam refuzu festimin ne fund te takimit.

Kurrsesi nuk eshte e vertete, por (ka nje POR te madhe), edhe sikur te na ishte kerku me ba nje feste te madhe siç bame me Partizanin, do kisha preferu mos me e ba sepse ka 3 jave kampionat dhe asgja nuk kena arrit.

Jam nder personat e pare qe afrohem drejt jush, per t’ju falenderu si ne fitore si ne humbje dhe postime te tilla jane te pakuptimta. Secili prej nesh, duke fillu tek une i pari dhe duke perfundu tek gjithesecili prej jush, jena te vegjel para Vllaznise”- shkruan ne reagimin e tij Erdenis Gurishta./SHKODRA-SPORT.COM/