Prej pak ditesh rreth Vllaznise vijojne te flasin e te marrin vendime shume faktore. Fillimisht ishte Keshilli Bashkiak Shkoder qe vendosi te conte ne Gjykate kryebashkiaken Ademi per disa vendime te marra rreth ecurise se ketij klubi.

Me pas reagoi z. Ademi duke thene se ka dhene gjithmone korrekte ne zbatimin e ligjeve, qofshin ato edhe per Vllaznine, ndersa diten e djeshme ka qene sponsori Xhaferi qe deklaroi se Keshilli po e kthen kete çeshtje ne politike.

Nderkohe diten e sotme ka qene vete Keshilli Bashkiak qe permes faqes se tij ka bere nje deklarate ku shkruan:

“Në cilin nga këto momente nuk ka qënë i qartë vizioni dhe mesazhi që Vllaznia duhet të privatizohet dhe ne jemi PRO këtij procesi?

Këshilli Bashkiak kërkoi vendosjen e rregullit dhe zbatimin e sugjerimeve cilësore të ekspertëve.
Pse pikërisht në momentin që organi kompetent ushtron një të drejtë legjitime në lidhje me kontrollin e një SH.A.-je në pronësi të vetën dalin në pah teori konspirative të tipit “Këshilli Bashkiak po pengon privatizimin”?

Asgjë dhe askush nuk e ka penguar Kryetaren e Bashkisë që nga konstituimi i këtij këshilli të paraqiste apo të diskutonte në mbledhje të këshillit vizionin, kushtet dhe kriteret për privatizimin e Vllaznisë.
Pse pikërisht në këtë moment deklarohet propozimi për nisjen e procedurave të privatizimit?

Ku ishin para 4 vitesh me këtë premtim elektoral që jo vetëm nuk u realizua 1/4 e tij por Vllaznia ra në kategori të parë, nga keqmenaxhimi dhe jo vetëm ai financiar?

Këshilli Bashkiak NUK përcakton individet apo subjektet që do fitojnë ankandin por vendos mbi shitjen e aksioneve.

Vendosjes të një standardi më të lartë i tremben aktorët e politikave të vjetra por sportdashësit e dinë cila është rruga më e drejtë për Vllazninë.

Ska me kohë për eksperimente me formula të dështuara”.