Me golin e djeshem ndaj Laçit, eshte ngjitur ne kuoten e 4 golave te shenuar ne kete kampionat per Vllaznine duke qene sebashku me Aralicen golashenuesit me te mire te Vllaznise.

Por duhet thene se ne krahasim me sulmuesin kroat, statistikat per brazilianin jane me te mira sepse ka luajtur me pak. Kryesisht per arsye demtimesh, ai nuk ka qene i pranishem ne te gjitha ndeshjet, megjithate ia ka dale te shenoje 4 gola.

Por ka patur edhe nga ata qe mendojne se problemet e Da Silves ne fakt jane te sajuara sepse ai ka deshire te largohet ne janar nga Vllaznia, ngaqe ne vere drejtuesit nuk e lane.

Por duket se kjo nuk eshte aspak e vertete. Ka qene vete sulmuesi brazilian qe i pyetur nese do te largohet ne janar nga Vllaznia, ai eshte pergjigjur ne kete menyre:

“Une kam nje kontrate deri ne fund te ketij sezoni dhe per kete arsye, deri atehere nuk behet fjale qe te largohem nga Vllaznia”. Nje deklarate qe staron gjithçka./SHKODRA-SPORT.COM/