Portieri Kristi Qarri e mbylli edhe zyrtarisht sot (praktikisht e kishte mbyllur që në muajin gusht) bashkëpunimin e tij me Vllazninë dhe në fjalët e lamtumirës, ai ndër të tjera falenderoi edhe trajnerin që punoi me të kohët e fundit- Ideal Lekiqin, të cilin e quajti edhe shokun dhe këshilltarin e tij.
Por nga ana tjetër ka ardhur së fundi edhe reagimi i trajnerit të portierëve Ideal Lekiqi i cili tashmë është duke punuar tek Akademia Vllaznia. Duke e shoqëruar insta story me një foto ku ai është bashkë me Kristin, shkruan:
“Faleminderit për bashkëpunimin. Sigurisht që jam rritur edhe unë profesionalisht me ju dhe jam krenar që kam arritur të fitoj bashkë me rritjen tënde profesionale edhe mirënjohjen tënde që është edhe kënaqësia më e madhe për një trajner.
Të uroj me zemër suksese dhe duke të njohur vullnetin dhe profesionalizmin tënd, jam i bindur se do të lësh emër kudo që të shkosh. Suksese Kristi Qarri”.


