Tirana mundi në transfertë Egnatian me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

“Ndeshja nisi keq për ne, pësuam që nga minuta e parë, por ashtu si e patë me vazhdimin e lojës u rikuperuam. U dënuam me penalltinë, nuk e di se si ata arritën të shënojnë. Loja efektive ishte e vakët, nuk ndikoi arbitri.

Ekipi sot shfaqi dëshirë dhe ndoshta prandaj pati më shumë panik, po mundoheshim të fusnim ekipin në shina, më vjen keq që të zhvillosh një lojë kështu dhe të pësosh gola nga goditja standarte.Ekipi që luan me pasime të shkurtra do të jetë shumë shpejt, mendoj se në vijim do të jetë një Egnatia ndryshe.

Ka ndeshje plot, kampionati është i gjatë, por ne do ti marrim një nga një, duhet të shohim nga e ardhmja dhe mos të mendojmë më për këtë. Duhet të kemi kujdes, dhe do ti analizojmë gabimet”, u shpreh Tetova gjatë një prononcimi për “Oversport”.