Tirana mundi në transfertë Egnatian me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

“Është fitore e rëndësishme përballë një skuadre me futbollistë cilësorë dhe i përfocuar shumë në janar. Fitorja merr vlera të dyfishta sidomos pas dëmtimit të Visarit që nuk e prisnim. Vuajtëm pak por është fitore e merituar.

Unë mendoj që mesfushorët tanë po bëjnë shumë mirë, janë zemra e skuadrës, janë agresivë dhe na e bëjnë lojën më të lehtë. E rëndësishme është që të bindim sulmuesit të vazhdonin përpara, edhe pse vuajtëm kjo fitore na jep besim, ekipi tregoi karakter, këta djem po tregojnë që kanë shpirt kampioni.

Haxhiu ka pak ditë që ka ardh, luan shumë mirë, ana fizike është armë e fortë, do përshtatet edhe më shumës sidomos në krahë. Bekaj është mirë, ka një të çarë në buzë, në fushë nuk po mbante mend asgjë ndërsa tani mban mend dhe golin që pësoi. Shpresova që Visari mos dilte, isha në dilemë për Përgjonin dhe Hilën, Përgjoni e mbron më mirë, por kishim frikë, e rëndësishme do të ishte mos merrnim goditje.

Sfida më Vllazninë është e fortë, kemi një javë të plotë për ta përgatitur, sdo kemi Aleksin por futbolli është i tillë”, u shpreh Shehi gjatë një prononcimi për “Oversport”.