Gazetari Pano Xhixho, duke folur për arbitrimin në Superiore këtë sezon, deklaroi se arbitrat e kanë personalitetin për t’i vendosur ndeshjet në fushë dhe të mos presin vetëm nga VAR.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho deklaroi se VAR-i duhet të ndërhyjë sa më pak gjatë një ndeshje.

“Ndonjëherë VAR-in edhe e snobojnë. Arbitrat kanë personalitetin dhe autoritetin, që ta vendosin ata ndeshjen në fushë me vendimet e tyre.

Është vetëm viti i dytë i VAR në Shqipëri dhe në duhet të kuptojmë se avash-avash edhe arbitrat do të kenë personalitetin e tyre. VAR duhet të ndërhyjë sa më pak në lojë. VAR duhet të ndërhyjë në vendimet bardhezi.

Ajo e arbitrave është një skuadër tjetër, e 11-ta në kampionat. Nuk mund të gjykojmë një arbitër për një ndeshje”- eshte shprehur Xhixho.