Kundër Superligës Europiane ka reaguar së fundmi edhe një futbollist.
Bëhet fjalë për Ander Herrerën e PSG teksa klubi francez ende nuk ka një vendim të qartë nëse do të jetë pjesë e kompeticionit të ri apo jo. Sa i takon mesfushorit, ai është shprehur se ai ka rënë në dashuri me futbollin e tifozëve ndërsa shton se me krijimin e kompeticionit të ri, ëndrrat përfundojnë.
“Unë kam rënë në dashuri me futbollin, me futbollin e tifozëve. Me ëndrrën që të shoh ekipin e zemrës sime të garojë kundër më të fortëve, ekipëve më të mëdhaja.
Nëse Superliga avancon atëherë kjo ëndërr përfundon.
Shpresat e tifozëve të ekipeve jo të mëdha, nuk do të kenë mundësinë të shohin ekipin e tyre të fitojë në fushë duke garuar në kompeticionet më të mira. Unë e dua futbollin dhe nuk mund të qëndroj i heshtur për këtë.
Unë besoj te një përmirësim i Champions League, por jo që të pasurit të vjedhin atë që njerëzit krijuan”, u shpreh Herrera. /VipSport/