Një leksioni futbolli për Kombëtaren shqiptare vjen nga Franca. Trajneri Deschamp në sfidën e djeshme që Franca luajti ndaj Kroacisë hodhi në fushë një 17-vjeçar.

Eduardo Camavinga talenti i Rennes 17-vjeç e 303 ditë u bë lojtari më i ri që debuton në Kombëtaren franceze pas Maurice Gastiger në vitin 1914, i cili asokohe kishte 17 vjet e 128 ditë.

E kundërta ndodhë te Shqipëria që edhe pse grumbulloi disa lojtarë të rinj përsëri trajneri Reja nuk I hodhi në fushë.

Mbrojtësi i talentuar i Interit, Ramen Çepele nuk u aktivizua asnjë minutë, ndërsa sulmuesi Broja vetëm disa minuta ndaj Lituanisë.

Ndoshta ka ardhur koha që lojtarët e talentuar të mos shihen nga mosha, por nga ajo që mund të japin në fushën e lojës ashtu siç bëjnë shumë kombëtare të mëdha në botë./newsport/