Pagat e skuadrës se Vllaznise pritet të kenë një rënie të ndjeshme dhe kjo mund të ndikojë edhe në të ardhmen e tyre me Vllaznisë.

Ndërsa, një ulje në pagesa do të kenë të gjithë lojtarët që kanë kontrata momentalisht me këtë klub. Gjithsesi, gjesti i kapitenit Lika për të vijuar me Vllazninë, pavarësisht se ajo është në Kategorinë e Parë, vlen për t’u përshëndetur.

Pas një ish-kapiteni si Shtubina që u shpreh i gatshëm se nëse do t’i bëhej një ofertë, do të shkonte në Shkodër edhe pa para, tani ka mbërritur edhe gatishmëria e Likës.

Por, nga sa mësohet, kapiteni nuk do të jetë i vetëm, pasi edhe një lojtar me shumë të ardhme dhe një pikë e fortë për çdo skuadër si Ardit Krymi e ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar sërish për fanellën kuqeblu.

Me sa duket, përveç lojtarëve që u mbaron kontrata, pranë Vllaznisë nuk pritet që të ketë firo të shumta nga skuadra, pavarësisht se kjo skuadër do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë.

Shumica e atyre lojtarëve që ishin pjesë e ekipit që ra nga elita pas 57 vitesh, do të qëndrojnë për të ndihmuar skuadrën që të rikthehet sërish në Superiore.