Futbollisti i Laçit, Harallamb Qaqi ka firmosur për ekipin e Kukësit.

Newsport.al mëson se futbollisti ka firmosur një kontratë nga e cila do të përfitojë 30 mijë euro në vit.

Qaqi është vetëm 23 vjeç ndërsa luan si mbrojtës. Ai ka bërë një paraqitje mjaft të mirë me ekipin e Laçit, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve.

Por në fund lojtari zgjodhi të luajë për ekipin e Kukësit me te cilin pritet te debutoje ne ndeshjet e Kupave te Europes.