Ka mjaftuar nje hap i gabuar ne Laç dhe ndaj Vllaznise nuk kane munguar kritikat nga ana e tifozeve. Nje pjese e tyre nuk kane qene te kenaqur me kete disfate te skuadres se tyre ne kete ndeshje dhe per rrjedhoje, nuk kane munguar te shprehen keq rreth saj edhe ne rrjetet sociale.

Kjo gje nuk i ka pelqyer aspak Mevlan Adilit, njerit prej lojtareve titullare te Vllaznise i cili permes nje postimi ne rrjetet sociale u ka kujtuar te gjitheve se skuadra eshte serish ne vend te pare.

Me nje shprehje tipike shkodrane, ate “nadja e mire”, shqiptari i Shkupit ka perdorur edhe nje shprehje tjeter kunder kritikeve duke u thene “bla, bla, bla, bla…”.

Qe do te thote se ata le te vazhdojne te flasin, por duhet ta kene te qarte se skuadra eshte ne vend te pare dhe per kete arsye, u ka kujtuar edhe njehere renditjen ne perfundim te fazes se pare te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/