Pasditen e sotme do te zhvillohet nje ndeshje shume e rendesishme per kategorine e pare, ajo ne mes Partizanit B dhe Veleçikut.

Te dy skuadrat duan fitoren per t’iu shkeputur njera- tjetres por edhe fundit te renditjes dhe per kete arsye, pritet te zhvillohet nje takim shume i forte.

Koplikasit ne fakt janë qetësuar pas fitores me Vorën. Partizani B është kundërshtari i radhës për Veleçikun, takim i cili do të luhet në Pezë.

Mesfushori Izmir Pelingu në lidhje me këtë takim u shpreh: “Kam shumë besim se do të marrim rezultat pozitiv dhe me të kuqtë.

Gjatë javës kemi punuar shumë për disa variante loje dhe për të shmangur mangësitë që kemi pasur në mesfushë dhe sulm.

Kemi një mbrojtje ‘të hekurt’ që është një garanci e fortë për ne. Partizanin B e kemi vlerësuar si finale dhe e njohim mirë, pasi ka lojtarë cilësorë. Duhet të zbatojmë detyrat e dhëna nga trajneri Rrustemaj. Kam shumë besim te rezultati pozitiv”.